Ndërlidhjet

Kërkime për të pagjeturit


Zhilivodë, 31 gusht 2010
Zhilivodë, 31 gusht 2010

Një ditë pas Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, në fshatin Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë, ka filluar gërmimi për një varrezë masive të dyshuar. Edhe përfaqësues të Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit thonë se kërkimet kanë filluar dhe ato po vëzhgohen nga zyrtarë vendorë e ndërkombëtarë.


Në fshatin Zhilivodë të komunës së Vushtrrisë, mëngjesin e së martës kanë filluar gërmimet në një lokacion që dyshohet të jetë varrezë masive.

Prenk Gjetaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, thotë se gërmimet fillimisht po bëhen për të përcaktuar “përbërjen gjeologjike të shtresave të dheut dhe për të përcaktuar se çfarë masash duhen ndërmarrë.

Zhilivodë

“Kompania Inkos, po bën shpimin për të shikuar përbërjen gjeologjike të shtresave të dheut dhe për të parë se çfarë masash mund të merren në rast nevoje, për të mbrojtur potencialin nervor dhe teknik gjatë gërmimit”
, bëri të ditur Gjetaj.

Kryetari Gjetaj konfirmoi se gërmimet po bëhen në praninë e një numri të madh vëzhguesish dhe ekspertësh ligjorë, vendorë e ndërkombëtarë.
Vëzhgues janë të gjithë partnerët ndërkombëtarë, po janë edhe përfaqësuesit e delegacioneve të Beogradit, mediat, etj.


“Vëzhgues janë zyra mjeko-ligjore, departamenti i drejtësisë, departamenti i mjekësisë ligjore të EULEX-it. Vëzhgues janë të gjithë partnerët ndërkombëtarë, po janë edhe përfaqësuesit e delegacioneve të Beogradit, mediat etj”
, tha Gjetaj.

Tash për tash, nuk ka asnjë informacion për numrin e mundshëm të trupave të pajetë që mund të gjenden në këtë varrezë dhe as për përkatësinë e tyre etnike, thonë përfaqësues të Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit.

Edhe zyrtarët e misionit evropian për sundimin e ligjit konfirmojnë se në fshatin Zhilivodë kanë nisur gërmimet, por nuk deshën të flasin për atë nëse ka varrezë masive në atë lokacion.

Kristina Herodes, zëdhënëse e komponentës së drejtësisë në EULEX, thotë se ky rast fillimisht është inciuar nga UNMIK-u, e pastaj i është dorëzuar EULEX-it.
Kristina Herodes

Ekspertët e EULEX-it kanë nisur punën dhe me urdhër të gjykatës po analizohet vendi. Siç thotë Herodes, kjo çështje do të marrë javë dhe muaj, para se të dihet nëse ka varr masiv në këtë lokacion.

“Para se të hapet vendi dhe të gjejmë mbetjet mortore, nuk mund të themi se është një varrezë masive ose jo. Gjithashtu, nuk mund të themi asgjë për nacionalitetin e tyre”.

“Kjo merr kohë disa javë e muaj për të hulumtuar në atë vend dhe nëse ka mbetje mortore për t’u identifikuar. Kurse, para se të dihen këto gjëra, nuk duam të flasim dhe të spekulojmë ”
, shprehet Herodes.

Lexoni edhe këto: Zbulohet një varrezë masive në Serbi
Në pritje të sqarimeve rreth varrezës në Rashkë
Hetime mbi varrezat në Maqedoni
Liqeni i Peruçacit, varrezë masive?
XS
SM
MD
LG