Ndërlidhjet

Maliki: Iraku fiton pavarësinë



Kryeministri irakian Nuri al Maliki tha se Iraku ka fituar pavarësinë me fundin e operacioneve luftarake amerikane në këtë vend. Maliki, gjatë një fjalimi televiziv, tha se forcat irakiane janë plotësisht të afta të marrin përgjegjësitë për çështjet e sigurisë.

Shtetet e Bashkuara pritet të deklarojnë sot edhe zyrtarisht përfundimin e operacioneve luftarake në Irak, shtatë vjetë e gjysmë pas ndërhyrjes dhe rrëzimit të rregjimit të Sadam Huseinit.

Në mbrëmje presidenti Obama do të mbajë një fjalim nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë ku do të flasë edhe për rolin e Amerikës në Irak në të ardhmen dhe fokusimin në luftën kundër talibanëve në Afganistan. Obama, i cili kishte kundërshtuar ndërhyrjen në Irak gjatë fushatës presidenciale kishte premtuar t’i jepte fund luftës.

Pavarësisht fundit të operacioneve luftarake Shtetet e Bashkuara do mbajnë në Irak 50 mijë trupa të armatosura rëndë. Detyra kryesore e tyre do të jetë aftësimi i trupave irakiane të sigurisë.
XS
SM
MD
LG