Ndërlidhjet

Hejg i filloi takimet në Beograd



Shefi i diplomacisë britanike Uliliam Hejg është takuar sot pasdite me presidentin e Serbisë Boris Tadiq.

Hejg do takohet edhe me kryeministrin , Mirko Cvetkoviq, nënkryetarin e qeverisë, Ivica Daçiq, dhe me shefin e diplomacisë Vuk Jeremiq.

Hejg është kryediplomati i dytë i vendeve të Bashkimit Evropian, i cili në shtatë ditët e fundit po qëndron në Beograd.

Të enjten, Beogradin e vizitoi ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, i cili i kërkoi Serbisë të zhvillojë politikë më fleksibile ndaj Kosovës.
XS
SM
MD
LG