Ndërlidhjet

Beqaj: Kosova, rezervoar i fuqisë punëtore për BE-në


Kosova në të ardhmen mund të bëhet një rezervoar i fuqisë punëtore për vendet e Bashkimit Evropian, popullsia e të cilave po plaket, ka deklaruar ministri për Integrime, Besim Beqaj.

Në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve APA, Beqaj ka thënë se "kur Kosova të bëhet anëtare e BE-së, vendet evropiane do të përfitojnë nga popullata inteligjente dhe e re në moshë" e Kosovës.

Beqaj e ka quajtur "kundërproduktiv" regjimin aktual të vizave, sepse, siç ka thënë, "ata që duan të udhëtojnë në BE e gjejnë mënyrën, dhe nga kjo përfiton krimi i organmizuar".

Beqaj poashtu i ka bërë thirrje Brukselit që me Serbinë të mos fillojë bisedime për anëtarësim nëqoftëse Beogradi nuk pajtohet me pavarësinë e Kosovës.

"Me pretendimet territoriale ndaj Kosovës, Beogradi i shkel kriteret për hyrje në BE", ka thënë Beqaj.
XS
SM
MD
LG