Ndërlidhjet

logo-print

Parisi dënon fyerjet iraniane


Ministria e Jashtme e Francës ka reaguar ndaj fyerjeve që mediat iraniane i kanë bërë zonjës së parë të Francës, Karla Bruni duke i quajtur ato t papranueshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze, njoftoi se mesazhi francez po shkon në Iran përmes kanaleve diplomatike.

Reagimi zyrtar francez erdhi pasi gazeta e përditshme iraniane, Kayhan, publikoi një artikull ku Karla Brunin e quan prostitutë pasi kjo e fundit e nënshkroi një peticion që kërkon anulimin e dënimit të një gruaje iraniane me goditje me gurë.
Sipas kësaj gazete, përkrahje e Brunit për gruan e dënuar iraniane për imoralitet tregon se {në fakt është vet ajo, Bruni, që meriton vdekjen.

Kjo gazetë gjithashtu ka komentuar edhe martesën e Sarokzisë me Brunin dhe aferat jashtëmartesore të tyre që spekulohen nëpër media.

Javën e kaluar, Karla Bruni i dërgoi një letër të fuqishme përkrahëse gruas iraniane, Sakineh Mohamadi Ashtiani duke i premtuar asaj përkrahje edhe nga Presidenti Sarkozi.

Irani, ndonëse e ka anuluar vendimin për goditje me gurë të kësaj gruaje, zyrtarët në Teheran thonë se dënimi me vdekje për Ashtiani vazhdon të mbesë në fuqi.
XS
SM
MD
LG