Ndërlidhjet

Hejg: Serbia më mirë ta tërheqë rezolutën



Do të ishte më mirë që Serbia ta tërheqë rezolutën për Kosovën që e ka paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme në Kombet e Bashkuara, tha Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Uiliam Hejg.

Në një intervistë për B92, Hejg ka vlerësuar se nuk do të ishte mirë për Serbinë që të pësojë disfatë në votimin në Asamblenë e përgjithshme.

Kryediplomati britanik ka shtuar se sa u përket marrëdhënieve të Serbisë me BE-në, nuk do të ishte situatë e mirë nëse rezoluta serbe do t'a fitonte mbështetjen e shumicës në KB.

Hejg bisedoi sot në Beograd me presidentin Boris Tadiq dhe kryeministrin Mirko Cvetkoviq.
XS
SM
MD
LG