Ndërlidhjet

Paramilitarët iranian rrethojnë shtëpinë e një opozitari


Lideri opozitar iranian, Mehdi Karubi ka njoftuar përmes faqes së tij të internetit se paramilitarë iranian i kanë rrethuar shtëpinë.

Sipas këtij njoftimi, mbi 50 pjesëtarë të grupit Basij, një forcë kjo vullnetare që është besnike ndaj Liderit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, me fytyra të mbuluara kanë rrethuar shtëpinë e opozitarit iranian.

Paramilitarët besnik të Khameneit ishin të pajisur edhe me gaz lotësjellës, pranga dhe shkopinj prej druri.

Karubi dhe lideri tjetër opozitar, Mir Husein Musavi, të dy kandidat në zgjedhjet presidenciale 2009, edhe më parë janë sulmuar nga përkrahës të qeverisë iraniane.
XS
SM
MD
LG