Ndërlidhjet

logo-print

Vritet personi i dyshuar si pjesëtar i rebelëve çeçen


Agjencia ruse e lajmeve, Interfaks, raporton se sot policia ka vrarë një person që besohet se është një nga pjesëtarët e forcave rebele të Çeçenisë.

Interfaksi citon Ministrin e Brendshëm, Ruslan Alkanov duke thënë se personi në fjalë fillimisht hapi zjarr ndaj policëve deri sa morri peng tre persona. Ndërkohë policia ka arritur ta vrasë atë.

Ministri Alkanov gjithashtu thotë se një oficer policie është vrarë dhe tre të tjerë janë lënduar gjatë këtij sulmi.

Rasti në fjalë nuk është konfirmuar ende nga asnjë prej burimeve të pavarura.
XS
SM
MD
LG