Ndërlidhjet

Serbia e gatshme për kompromis mbi rezolutën



Kryeministri i Serbisë Mirko Cvetkoviq, i ka thënë Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, Uiliam Hejg se Beogradi është i gatshëm për kompromis mbi rezolutën për Kosovën në OKB, i cili do të ishte i pranueshëm edhe për partnerët evropianë të Serbisë.

Cvetkoviq ka thënë se synim strategjik i Serbisë është hyrja në BE, ndërsa kur është fjala për Kosovën, ajo është e bindur se dialogu është rruga e vetme për të gjetur një zgjidhje kompromisi thuhet në komunikatë.

Më herët, edhe presidenti serb Boris Tadiq i ka thënë shefit të diplomacisë britanike se Serbia është e gatshme për kompromis mbi propozim rezolutën, por jo edhe të njohë Kosovën.

Uiliam Hejg u takua edhe me shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq.

Pas takimit, në konferencë e përbashkët për shtyp kryediplomati britanik tha se nevoitet harmonizim i rezolutës së Serbisë për Kosovën, dhe për këtë duhet një rezolutë e re, prandaj Serbia duhet ta tërheqë propozimin e saj në Kombet e Bashkuara.

Jeremiq tha se tërheqja e rezolutës nuk është opcion, por shtoi se Serbia është e gatshme të bisedojë me të gjithë faktorët, përfshirë BE-në, në mënyrë që të arrihet mbështetje më e gjerë për rezolutën.

Hejg dhe Jeremiç thanë se nuk dakordohen rreth çështjes së Kosovës, por shtuan se e ndajnë vizionin e përbashkët të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG