Ndërlidhjet

SHBA: Obama e shpalli të mbyllur misionin luftarak në Irak


Presidenti Barak Obama e ka shpallur të përfunduar misionin luftarak të Sahteteve të Bashkuara në Irak, i cili zgjati 7 vjet e gjysmë.

Në fjalimin e tij televiziv, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë, mbrëmë vonë, zoti Obama tha se pas disa viteve të sakrificës nga amerikanët dhe irakianët, gjatë luftës, “tash është koha për ta kthyer faqen” dhe që populli irakian “ta udhëheq përgjegjësinë për sigurinë e vendit të tyre”.

“Për shkak të trupave tona dhe civilëve dhe për shkak të qëndrueshmërisë së popullit të Irakut, Iraku ka mundësi për ta përqafuar një qëllim të ri, megjithqë mbeten shumë sfida. Prandaj, e shpalli se misioni luftarak amerikan në Irak ka përfunduar. Operacioni “Liria e Irakut” është i mbyllur, dhe populli i Irakut tash duhet të udhëheq përgjegjësinë për sigurinë e vendit të tyre”, tha Barak Obama.

Ai mëtutje tha se ishte i “prekur” nga trimëria dhe sakrifica e trupave të Shteteve të Bashkuara, prej marsit të vitit 2003, kur u bë invadimi, nga i cili u përmbys regjimi i Sadam Huseinit.

Zoti Obama, poashtu, ka kërkuar nga amerikanët që t’i tejkalojnë ndarjet e tyre lidhur me atë se a ishte lufta në Irak gjë e drejtë ose jo.

Megjithqë, operacionet luftarake janë shpallur të mbyllura, Shtetet e Bashkuara në Irak i kanë afro 50 mijë trupa, për t’i ndihmuar këtij vendi në stërvitjen e forcave të sigurisë dhe për përgjigjje ndaj jostabilitetit eventual.

Parashihet që të gjitha trupat e Shteteve të Bashkuara duhet të largohen nga Iraku, deri në fund të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG