Ndërlidhjet

Hejg: Serbia të fokusohet në të ardhmen në BE, e jo në Kosovë


Britania e ka shtuar presionin diplomatik kundër Serbisë, duke kërkuar që Beogradi të fokusohet në të ardhmen e tij një Bashkimin Evropian, e jo të vazhdoj ta kontestoj pavarësinë e Kosovës.

Ministri i jashtëm britanik, Uilijem Hejg, mbrëmë ka mbajtur takime me zyrtarët e lartë serbë, disa ditë pasi ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e paraqiti mesazhin e tij të ashpër gjatë vizitës në Beograd, duke theksuar se Serbia duhet ta pranoj realitetin e pavarësisë së Kosovës.

“Në çështjen e Kosovës ne nuk arritën sukses në harmonizimin e pikëpamjeve tona, por ne në mënyrë të suksesshme i shkëmbyem opinionet”, tha ministri i jashtëm britanik, Uilijem Hejg, në një konferencë për shtyp në Beograd, pas takimit me presidentin Boris Tadiq dhe me ministrin e jashtëm Vuk Jeremiq.

Ai theksoi se “vendi për Serbinë dhe për shtetet e tjera të Ballkanit perëndimor, është në BE”.

Duke u shprehur për propozim rezolutën e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zoti Hejg tha se Beogradi duhet të arrijë marrëveshje me Bashkimin Evropian lidhur me tekstin e ri të propozim rezolutës për Kosovën.

“Ajo që vërtet na duhet është një tekst për të cilin do të arrihej pajtueshmëri dhe me gjasë, mënyra më e mirë për ta arritur këtë, është që të kemi rezolutë të re, por qerveria e Serbisë ka pozicion tjetër nga ky”, tha Uilijem Hejg.

Në kumtesën e tij pas takimit me ministrin e jashtëm britanik, presidenti Boris Tadiq, ka tërhequr vërejtjen se “kompromisi lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës është i përjashtuar”.
XS
SM
MD
LG