Ndërlidhjet

Kosovë: Komandanti i ri i KFOR-it e merr detyrën


Komandanti i ri i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjenerali gjerman, Erhard Byler, sot e merr këtë detyrë nga bashkëvendësi i tij, Markus Bentler.

Pranim – dorëzimi i detyrës bëhet në selinë e KFOR-it Prishtinë, ndërsa në ceremoni do të marrë pjesë edhe komandanti i forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli, admirali amerikan, Mark Ficxherald.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë edhe zyrtarët më të lartë të Kosovës dhe zyrtarë ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG