Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Bajden, Gejts marrin pjesë në hapjen e misionit të ri


Zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, dhe sekretari i mbrojtjes, Robert Gejts, pritet që sot të marrin pjesë në ceremoninë në Bagdad, me të cilën shënohet fillimi i “Operacionit Agimi i Ri”, që është emri i misionit të ri të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për ndihmë dhe këshillim të forcave irakiane.

Derisa zoti Bajden, kishte arritur në Irak më herët javën e kaluar, zoti Gejts arriti sot në vizitën e paparalajmëruar, disa orë pasi presidenti amerikan, Barak Obama, e shpalli të mbyllur misionin luftarak në Irak.

Gjatë qëndirmit të tij në Bagdad, zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, ka synuar t’i bindë irakianët, se megjithë përfundimin e operacioneve luftarake, Shtetet e Bashkuara nuk e braktisin Irakun, por dëshirojnë të ndërtojnë partneritet afatgjatë.
XS
SM
MD
LG