Ndërlidhjet

Kujtohet 6 vjetori i masakrës së Beslanit


Ceremoni përkujtuese po mbahen sot në kujtim të 6 vjetorit të masakrës në shkollën e Beslanit, vendi ku ndodhi incidenti i pengmarrjës masive në Osetinë Veriore ruse. Në këtë incident humbën jetën mbi 300 persona.

Mediat ruse raportojnë se rreth 3 mijë veta janë mbledhur sot në shkollën fillore të qytezës së Beslanit, ku më 1 shtator të 2004-ës, në fillim të vitit shkollor, militantë të armatosur morrën pengë mbi 1100 persona, kryesisht fëmijë.

Forcat ruse të sigurisë ndërhynë ditën e tretë të incidentit.

Së paku 330 persona të marrë peng u vranë, më shumë se gjysma e tyre fëmijë të cilët u vranë gjatë shpërthimeve apo shkëmbimit të zjarrit në mes të pengmarrësëve dhe forcave të sigurisë.
XS
SM
MD
LG