Ndërlidhjet

Helmime në shkollat për vajza


Viktimat e sulmit, gjatë trajtimit mjekësor.
Viktimat e sulmit, gjatë trajtimit mjekësor.
Në Kabul të Afganistanit, në dy shkolla për vajza, janë helmuar rreth 100 nxënëse. Besohet se shkollat janë sulmuar me substancë gasi nga ekstremistët. Sulmi i parë ka ndodhur më 25 gusht, kurse i dyti tre ditë më vonë. Vajzat janë ankuar nga një aromë e rëndë brenda objekteve shkollore dhe janë detyruar të kërcejnë nga dritaret për të shpëtuar nga pasojat.

Autoritetet në Afganistan pohojnë se disa nga nxënëset janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka shprehur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara nga këto helmime nëpër shkollat e Kabulit.

Ajo ka thënë se “ndonëse detajet e këtyre sulmeve janë ende duke u verifikuar, shkollat afgane, mësuesit dhe nxënësit, posaçërisht vajzat, janë vazhdimisht në shënjestër nga elemente antiqeveritare, që synojnë destabilizimin e Afganistanit dhe zhvlerësimin e përparimit të arritur”. (a.v.)

Kabul: Helmime në shkollat e vajzave
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:41 0:00

XS
SM
MD
LG