Ndërlidhjet

logo-print

Nju Jork: Mbijeton rënien nga kati 40



Një njeri nga Nju Jorku ka mbijetuar rënien nga kati i 40, pasi ra mbi një makinë të parkuar.

Dëshmitarët dhe policia thanë se 22 vjeçari Tomas Mekgill, të martën ka rënë nga rrokaqielli mbi makinë dhe ka thyer të dyja këmbët, ndërsa ende ka jetën në rrezik.

Policia po zhvillon hetime për shkaqet e hedhjes së njeriut nga kulla.

Ky nuk është njujorkezi i parë që mbijeton rënien nga rrokaqielli. Në dhjetor 2007, pastruesi i xhamave, Alsides Moreno, ra nga çatia e ndërtesës 47 katëshe. Mjekët thanë se ai mund të ecë përsëri.
XS
SM
MD
LG