Ndërlidhjet

Suedi: Rihapen hetimet kundër themeluesit të WikiLeaks



Një prokuror i Suedisë i ka rihapur hetimet për dhunim kundër themeluesit të WikiLeaks, Julian Asange.

Rasti u hodh poshtë javën e kaluar nga kryeprokurorja Eva Fine në Stokholm, e cila e hodhi poshtë kërkesën e një prokurori, duke thënë se nuk ka arsye të dyshohet se Asange e kishte dhunuar një grua suedeze, e cila e kishte raportuar në polici.

Gruaja e apeloi vendimin.

Australiani Asange i ka mohuar akuzat, dhe ka sugjeruar të kuptohet se janë pjesë e fushatës hakmarrëse të kundërshtarëve të WikiLeaks, e cila i publikoi mijëra dokumenta sekrete rreth aktiviteteve ushtarake amerikane në Irak dhe në Afganistan.
XS
SM
MD
LG