Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Fillon "Operacioni Agimi i Ri".



Nënpresidenti amerikan Xho Bajden dhe Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, morën pjesë në ceremoninë në Irak, e cila shënoi fillimin e "Operacionit Agimi i Ri", emër i ri për misionin e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar dhe këshilluar forcat irakiane.

Ceremonia në Bagdad u mbajt pasi presidenti Barak Obama formalisht shpalli se Shtetet e Bashkuara i kanë përmbyllur operacionet luftarake në Irak.

Operacioni Liria e Irakut mori fund, por angazhimi amerikan në Irak do të vazhdojë me misionin që fillon sot: Operacionin Agimi i Ri. Kjo ceremoni jo vetëm që e shënon ndërrimin e komandës, por edhe fillimin e një kapituli të ri në marrëdhëniet me Irakun”, tha Bajden.

Gjatë ceremonisë, gjenerali Rej Odierno, zyrtarisht ia dorëzoi komandën e afro 50 mijë trupave amerikane në Irak gjeneralit Llojd Ostin, i cili ashtu si Odierno, ka shërbyer në Irak që nga invazioni në mars të vitit 2003.

Më herët, Gejts deklaroi se Shtetet e Bashkuara në Irak nuk janë më në luftë.
XS
SM
MD
LG