Ndërlidhjet

Dodik: Kur mund të shkëputet Kosova, përse s'mundemi ne?



Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën përbën precedent legal për Republikën Serbe të Bosnjës që të shkëputet, dhe kjo mund të ndodhë në mënyrë paqësore brenda katër viteve, por rajoni nuk do të rrëmbehet në një hap të tillë, ka thënë kryeministri Millorad Dodik.

Në një intervistë për agjencinë Reuters, kryeministri i serbëve të Bosnjës ka shtuar se prioriteti i tij është fitimi i autonomisë sa më të madhe brenda kornizës së Marrëveshjes së Dejtonit, por nëse kjo dështon, atëherë përfundimisht do të kërkojë pavarësim nga pjesa tjetër e Bosnjes.

“Nëse shqiptarët e Kosovës, sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe shumicës së fuqive diplomatike në botë, kanë të drejtë të ndahen për shkak të urrejtjes etnike dhe mungesës së unitetit me Serbinë, atëherë përse të mos mundemi ne në Bosnjë e Hercegovinë?”, ka thënë Dodik.
XS
SM
MD
LG