Ndërlidhjet

logo-print

Taxhikistan: Presidenti kritikon veshjet islamike



Presidenti i Taxhikistanit ka kritikuar sot tendencën në rritje të veshjes islamike në këtë shtet mysliman në Azinë Qendrore.

Në një fjalim para studentëve në Universitetin Shtetëror të Taxhikistanit në Dushanbe, presidenti Imomali Rahmon tha se ai ndjehet i shqetësuar se gratë po i zëvendësojnë veshjet kombëtare me veshje fetare.

Komentet e tij pasuan fjalimin televiziv në 25 gusht, kur u bëri thirrje prindërve që t'i tërheqin fëmijët e tyre nga shkollat fetare jashtë vendit, për t'i penguar që të bëhen "ekstremistë" dhe "terroristë".



XS
SM
MD
LG