Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten 14, plagosen 100



Tre bomba që shpërthyen në një procesion shiit në qytetin lindor Lahore të Pakistanit, shkaktuan vdekjen e të paktën 14 njerëzve dhe plagosjen e 100 të tjerëve.

Policia tha se shpërthimet duket të jenë vepër e ekstremistëve sunitë kundër pakicës shiite, të cilët i konsiderojnë të pafe.

Husro Pervez, zyrtari më i lartë administrativ i qytetit, tha se bombat shpërthyen në tre vende të ndryshme teksa 35 mijë shiitë marshonin në rrugët e Lahores, në procesionin tradicional të tyre për kalifin Ali, njërin nga shenjtorët më të respektuar të myslimanëve shiitë.

Ai tha se gjashtë kufoma janë sjellë në morg dhe 88 njerëz janë hospitalizuar, por paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet.
XS
SM
MD
LG