Ndërlidhjet

Obama: Sulmi ndaj izraelitëve nuk guxon t'i prishë bisedimet paqësore



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama e denoncoi sot vdekjen e katër kolonëve izraelitë si "therrje të pakuptimtë", dhe tha se sulmi nuk mund t'i prishë përpjekjet paqësore për Lindjen e Mesme.

Vdekjet në Bregun Perëndimor, për të cilat përgjegjësinë e mori lëvizja islamiste palestineze Hamas, ndodhën në kohën kur liderët palestinezë dhe izraelitë po mblidheshin në Uashington për një takim tri palësh me presidentin Barak Obama.

Takimi mbahet para fillimit të bisedimeve direkte ndërmjet liderëve izraelitë dhe palestinezë të enjten në Uashington.
XS
SM
MD
LG