Të paktën 25 njerëz kanë vdekur dhe 150 janë plagosur në tre sulme vetëvrasëse në Lahore të Pakistanit, gjatë një procesioni shiit, njoftuan autoritetet.
Kryebashkiaku i Lahores, Saxhad Buta tha se fjala është për sulme vetëvrasëse, meqë janë gjetur trupat e sulmuesve.
Bombat shpërthyen në tre vende të ndryshme teksa 35 mijë shiitë marshonin në rrugët e Lahores, në një procesion tradicional.
Pas shpërthimeve, shiitët e zemëruar i vunë zjarrin një stacioni të policisë dhe dy automjeteve policore.
Shiitët janë cak i shpeshtë i sulmeve të ekstrmistëve sunitë në Pakistan.