Ndërlidhjet

Kosova jashtë kongresit të FIBA-s


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Çështja e pranimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të këtij sporti - FIBA, nuk do të jetë në rendin e ditës në kongresin, të cilin FIBA do ta mbajë më 5 dhe 6 shtator në Turqi.

Kështu thotë Eroll Belegu, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës pas deklaratave të drejtuesve të Federatës së Basketbollit të Serbisë në disa nga mediat serbe, të cilët kanë shprehur frikën se federata kosovare, gjatë këtij kongresi mund të pranohet në FIBA.

Belegu shpreh mendimin se Federata e Basketbollit të Serbisë po përpiqet të aplikojë taktika të njëjta ashtu sikurse edhe politika e jashtme e Serbisë, për të bindur opinionin e vet se po bën një luftë të pakompromis për të bllokuar pranimin e basketbollit kosovar në mekanizmat botërorë të këtij sporti.

“Unë mendoj që kjo pak ka të bëjë me atë politikën që aplikon edhe ministri serb i Punëve të Jashtme, domethënë një gjë që e di se nuk do të ndodhë, e proklamon si rrezik i madh që pastaj të dalë si fitues në këtë”.
Nuk do të jemi në kongres, nuk do të jetë në rend dite çështja e Kosovës, prandaj nuk pres të dalë ndonjë mrekulli nga ky kongres...


“Nuk do të jemi në kongres, nuk do të jetë në rend dite çështja e Kosovës, prandaj nuk pres të dalë ndonjë mrekulli nga ky kongres, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ndonjë federatë ta parashtrojë këtë si pyetje apo që ta diskutojë”
“Unë mend, thotë Belegu.

Më tutje Belegu shton se, ashtu sikurse deri më tash, pengesat kryesore për pranimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës në FIBA vazhdojnë të jenë të natyrës politike.

Sipas Belegut, Federata serbe e Basketbollit, deri më tash ka bërë çmos që ta ushtrojë ndikimin e saj për të pamundësuar pranimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës në FIBA.

“Federata e Basketbollit e Serbisë është federatë shumë e fuqishme. Në FIBA janë dhjetëra njerëz nga ky shtet në pozita të larta në FIBA dhe raportet njerëzore, të cilat i kanë udhëheqësit e caktuar të federatave të caktuara me udhëheqësit serb, unë mendoj se në rastin tonë kanë influencë shumë të madhe”.



“Dhe, ajo më e dhembshmja për ne është që federata serbe është duke u thirrur vazhdimisht në politikën zyrtare të shtetit të tyre, ndërsa përfaqësuesit e shteteve tjera që e përbëjnë shumicën në këto organe, nuk thirren në politikën shtetërore të shteteve të tyre”, shpjegon Belegu.

Ndryshe, Belegu thotë se përpjekjet e Federatës kosovare të Basketbollit për anëtarësim në FIBA nuk janë duke pushuar, ndërkohë që ai ka kërkuar një mbështetje më të madhe nga institucionet shtetërore.

Në anën tjetër, Ibër Alaj nga Departamenti i Sportit, në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, thotë se përpjekjet e çdo federate të sportit në Kosovë për pranim në mekanizma gjegjës ndërkombëtarë, gëzojnë mbështetjen e institucioneve qeveritare.
Federatat, gjatë aktivitetit të tyre ndërkombëtar, mbështetjen më të madhe financiare e kanë nga Ministria, përkatësisht nga Departamenti i
Sportit.


“Federatat, gjatë aktivitetit të tyre ndërkombëtar, mbështetjen më të madhe financiare e kanë nga Ministria, përkatësisht nga Departamenti i Sportit. Edhe Ministria e Punëve të Jashtme është duke e bërë punën e vet. Ne kemi kontakte përmes ambasadave tona në ato shtete ku janë hapur”.


“Ne u pritëm nga ambasadori i Kosovës në Turqi, ku edhe ai ishte i interesuar që të ndihmojë në ndërkombëtarizimin e federatës së basketbollit. Angazhimi është maksimal, mirëpo ende ka pengesa politike”
, shprehet Alaj.

Sidoqoftë, Belegu paralajmëron se Federata e Basketbollit të Kosovës do t’i përqendrojë përpjekjet e saj për të ndikuar në bordin e FIBA-s, i cili pritet të mblidhet në fillim të këtij dhjetori, si dhe në bordin e FIBA-s për Evropë.

Sipas tij, në takimin e kaluar të këtij bordi, pranimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës e kanë kundërshtuar përfaqësuesit e Serbisë, Rusisë dhe Greqisë.

Por, siç shprehet Belegu, në kongresin e FIBA-s në Turqi, do të formohet bordi i ri dhe përfaqësuesit e këtyre vendeve, në takimin e ardhshëm nuk do të jenë në përbërje të bordit.

“Menjëherë pas kongresit do të shkoj në Stamboll, ku do të jenë të gjithë të pranishëm dhe do të takohem me të gjithë përfaqësuesit që do të jenë në bordin qendror të FIBA-s”.


“Po ashtu do të takohem me kryetarët e rinj të bordit të FIBA-Evropës, me kryetarët e rinj në bordin qendror dhe me përbërjen e re në bordin qendror, ku po ashtu nuk ka shumë shtete që e kundërshtojnë federatën tonë, të mos them se s’ka asnjë. Mendoj që gjasat janë shumë më pozitive dhe premtoj që sigurisht që në nëntor ose dhjetor Serbia do të mund të ketë brenga të tilla”,
përfundon Belegu.
XS
SM
MD
LG