Ndërlidhjet

logo-print

Zhvillohet takimi i parë Sejdiu - Byhler


Presidenti i Kosovës ka ri-përsëritur kërkesën për pjesëmarrjen e FSK-së në misione paqëruajtëse dhe humanitare të NATO-s, kudo në botë.

Këtë kërkesë Presidenti Sejdiu e bëri në takimin e parë që zhvilloi në zyrën e tij me komandantin e ri të KFOR-it, Erhard Byhler. Sipas Sejdiut, “Kosova është e gatshme të marrë përgjegjësitë e saj, si çdo shtet tjetër sovran, për paqen dhe prosperitetin e të gjithë popujve.”

Ndërkaq, komandanti gjerman i KFOR-it, Byhler, sipas njoftimit të zyrës së Presidentit të Kosovës, e konsideron si një privilegj të veçantë udhëheqjen e misionit ushtarak të KFOR-it.

Komandanti Byhler premtoi vazhdimin e përkushtimit të plotë të NATO-s për të siguruar një mjedis të qetë dhe stabil për të gjithë qytetarët e Kosovës.
XS
SM
MD
LG