Ndërlidhjet

Bastiset një revistë opozitare


Policë rusë sot kanë bastisur zyret e një reviste javore opozitare, e cila njihet për raportimet e publikuara ku flitet për korrupsionin e nivelit të lartë.

Zëvendësredaktori i revistës, Ilija Barabanov, i ka thënë Radios Evropa e Lirë në Moskë se stafi i revistës beson që bastisjet kanë të bëjnë me botimin e një artikulli ku nxirren në pah dyshimet për abuzimet e bëra nga pjesëtarët e Policisë Speciale ruse.

Barabanov gjithashtu ka thënë se policët që bastisën revistën “New Times”, ishin oficerë të Policisë Speciale, të cilët ishin të maskuar.

Raporti i botuar në prill tregon se pjesëtarë të njësisë speciale ruse, OMON, paguhen që të ofrojnë siguri për biznesmenë dhe shtëpi private. Të njëjtit, gjithmonë sipas atij artikulli, mbledhin para nga prostitutat dhe shfrytëzojnë migrantë nga Azia Qendrore si punëtorë skllevër.
XS
SM
MD
LG