Ndërlidhjet

Xhurinda: Nuk kam thënë se kurrë nuk do ta njohim Kosovën


Ministri i jashtëm i Sllovakisë, Mikullash Xhurinda, deklaroi se nuk ka thënë se Sllovakia kurrë nuk do ta njohë Kosovën.

“Kurrë nuk kamë thënë se Sllovakia kurrë nuk do ta pranoj Kosovën”, i tha Xhurinda agjencisë sllovake SITA, duke shtuar se gjithnjë ka folur se shumë seriozisht do të merret “parasysh interesi serb dhe zëri i Beogradit”.

Ai mëtutje theksoi se duhet të veprohet ashtu që “Beogradi të bindet se llogarisim seriozisht me Serbinë në Bashkimin Evropian dhe njëherësh ta ndihmojmë dialogun e nevojshëm Beograd – Prishtinë”, tha ministri i jashtëm sllovak, Mikullash Xhurinda.
XS
SM
MD
LG