Ndërlidhjet

EULEX: Andy Sparks emërohet zv shef i misionit


Misioni i BE-së për sundim të ligjit, EULEX, njofton përmes një komunikate se Andy Sparks është emëruar zëvendës shef i këtij misioni.

Sparks momentalisht gjendet në Kosovë në cilësinë e Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, ndërkaq nga mesi i muajit tetor do zëvendësojë britanikun tjetër, Roj Riv, në pozitën e zëvendës shefit të EULEX-it.

Shefi i misionit Iv De Kermabo ka përshëndetur vendimin e BE-së duke thënë se Ambasadori Sparks duke qenë në Kosovë nga prilli i vitit 2008 ka njohuri të mjaftueshme për mjedisin e vështirë të Kosovës dhe “përmushjen e thlebit të mandatit të EULEX-it në tërë Kosovën.”



XS
SM
MD
LG