Ndërlidhjet

Gjeorgjia akuzon Rusinë për shkelje të armëpushimit


Kryeministri i Gjeorgjisë sot ka akuzuar Rusinë se ka shkelur një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga BE që ndaloi luftën e vitit 2008 në mes të Rusisë dhe Gjeorgjisë.

Nika Gilauri gjatë vizitës në Lituani tha se Moska ka shkelur marrëveshjen 6 pikëshe që është nënshkruar nga liderët gjeorgjian dhe rus me ndërmjetësimin e Presidentit të Francës, Nikolas Sarkozi,

Muajin e kaluar, Gjeorgjia akuzoi Rusinë se ka vendosur sistem të sofistikuar të mbrojtjes raketore në rajonet e trazuara gjeorgjiane të Osetisë Jugore dhe Abkhazi.

Moska zyrtare deri më tash ka pranuar vendosjen e një sistemi të tillë vetëm në Abkhazi, por ka hedhur poshtë se të njejtën gjë e ka bërë edhe në Osetinë Jugore.
XS
SM
MD
LG