Ndërlidhjet

SHBA: Eskplodoi një platformë e naftës në Gjirin e Meksikës


Një platformë e naftës në Gjirin e Meksikës ka eksploduar, afër vendit ku në muajin prill kishte shpërthyer një rezervoar nënujor i kompanisë British Petroleum.

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara tha se askush nuk ka pësuar nga shpërthimi, që ndodhi sot, afër 130 kilometra nga bregdeti i Luizianës dhe ishte raportuar nga një helikopter, që fluturonte mbi atë hapësirë.

Raportohet se në vendin e shpërthimit janë dërguar shtatë helikopterë të Rojes Bregdetare, dy aeroplanë dhe tri anije patrolluese nga Nju Orleansi dhe Hjustoni.
XS
SM
MD
LG