Ndërlidhjet

logo-print

Serbi: Konfiskohen pasuritë e kriminelëve


Ministria e Drejtësisë së Serbisë ka konfirmuar se janë konfiskuar prona të personave që janë të përfshirë në krim të organizuar, në vlerë prej 256 milion dollarëve.

Snezhana Maloviq nga kjo ministri ka thënë se konfiskimi përfshinë shtëpi, apartamente, tokë, biznese dhe vetura luksoze. Ajo gjithashtu tha se pronat e konfiskuara do të shiten apo jepen me qera ndërsa paratë që do mblidhen nga ky veprim do të shkojnë në fonde publike.

Serbia ka miratuar një ligj vitin e kaluar që lejon konfiskimin e pasurisë të personave që janë dënuar apo janë të dyshuar si kriminel. Sidoqoftë, fillimisht këtyre personave u jepet mundësia që të verifikojnë nëse pasuri të tilla nuk janë fituar në mënyrë ilegale.
XS
SM
MD
LG