Ndërlidhjet

logo-print

Shkup: Personi i armatosur i vrau tre vetë


Një person i armatosur mbrëmë në një restorant në Shkup i ka vrarë tre vetë, kanë njoftuar burime nga Ministria e brendshme e Maqedonisë.

Dukej se sulmi qartazi ishte i qëllimshëm.

Të tre personat ishin ulur në një restorant afër qendrës së qytetit, kur sulmuesi ka shtënë kundër tyre me një armë automatike, aty kah ora 20.

Mediat lokale raportojnë se në mesin e të vrarëve është edhe një polic.

AFP raporton se tre personat e vrarë ishin policë, duke njoftuar se njëri vdiq menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsy dy të tjerët në spital.

Pas të shtënave, personi e hodhi armën dhe iku me një veturë.

Policia thotë se është në kërkim të sulmuesit.
XS
SM
MD
LG