Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Izraelitët dhe palestinezët pajtohen për bisedime të tjera


Izraeli dhe palestinezët janë pajtuar për një seri të bisedimeve direkte.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, dhe presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abas, janë pajtuar që përsëri të takohen më 14 dhe 15 të këtij muaji, pas bisdimeve të mbrëmshme në Uashington, që ishin negociatat e para të këtilla në afro dy vitet e fundit.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, në hapje të bisedimeve tha se të dy liderët kanë “mundësi për mbylljen e këtij konflikti”.

Bisedimet i ka inicuar presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i cili u ka dhënë palëve afat prej një viti.

Lëvizja Hamas, që e qeverisë Rripin e Gazës, i ka refuzuar bisedat paqësore dhe ka thënë se do të vazhdoj me sulmet kundër izraelitëve.
XS
SM
MD
LG