Ndërlidhjet

Afganistan: Gejts, Karzai – dallime lidhur me sulmet e NATO-s


Vizita e sekretarit amerikan të mbrojtes, Robert Gejts, në Afganistan, është hedhur në plan të dytë, nga një sulm ajror i NATO-s në pjesën veriore të Afganistanit.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, tha se nga sulmi janë vrarë dhjetë punonjës të fushatës zgjedhore.

Duke folur në Kabul, së bashku me presidentin Karzai, sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, tha se sulmi kishte për cak kryengritësit e Lëvizjes Islamike për Uzbekistanin, të lidhur me al-Kaidën.

Sulmi i djeshëm ndodhi në provincën veriore Takhar, e cila ishte relativisht e qetë, për dallim nga bazat e talibanëve në pjesën jugore dhe lindore.
XS
SM
MD
LG