Ndërlidhjet

logo-print

Japoni: Miratohen sanksione kundër Iranit


Qeveria e Japonisë i ka miratuar sanksionet e veta kundër Iranit, përfshirë edhe bllokimin e pasurisë së zyrtarëve iranianë të ndërlidhur me programin atomik të Iranit.

Japonia, poashtu, njoftoi se do t’i suspendoj çfarëdo investime të reja të naftës dhe të gazit në Iran, por nuk ka plane që ta ndalë importin e naftës nga Irani.

Japonia i ndërmori këto masa, pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, në muajin qershor, e miratoi edhe një rund të sanksioneve kundër Iranit për shkak të programit të tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG