Ndërlidhjet

25 viktima të reja në Meksikë


Në kryeqytetin e Meksikës, ushtria ka luftuar me persona të armatosur përgjatë kufirit me SHBA-të. Një zëdhënës i ushtrisë meksikane tha se 25 persona të dyshuar janë vrarë në këtë përballje me ushtrinë në qytezën General Trevino.

Përballja nisi kur ushtarët që patrullonin në afërsi të një ferme u sulmuan me armë zjarri.

Tre persona, që besohet se ishin marrë peng nga personat e armatosur, janë liruar.
XS
SM
MD
LG