Ndërlidhjet

logo-print

Tiranë: Thaçi e Berisha koordinojnë aktivitetet për OKB-në


Mbledhja vjetore e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të jetë tema kryesore e takimit të sotëm në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Shqipërisë, Sali Berisha në Tiranë.

Sipas një njoftimi të publikuar nga Qeveria e Kosovës, gjatë kohës kur do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, delegacioni i Shqipërisë dhe ai i Kosovës do t'i koordinojnë aktivitetet lobuese për rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës.

Tema tjera të këtij takimi në kryeqytetin shqiptar janë edhe shkëmbimi i përvojave për integrimet euroatlantike si dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fusha ku interesi është i dyanshëm.
XS
SM
MD
LG