Ndërlidhjet

logo-print

Integrimi i Kosovës në BE do diskutohet në Strasburg


Liberalizimi i vizave, raporti i progresit dhe në përgjithësi procesi i integrimit, do të jenë disa nga temat që një delegacion qeveritar i Kosovës do t’i diskutojë me zyrtarë të Parlamentit Evropian në Strasburg.

Ky delegacion i udhëhequr nga zv. kryeministri, Ramë Manaj, nga data 6 deri më 10 shtator, do të zhvillojë takime me kryetarin e Parlamentit Evropian, Jerzhi Buzek, raportuesen e këtij institucioni evropian për Kosovën, Ulrike Luancek dhe takime të tjera.

Sipas një njoftimi të Zyrës së zv. kryeministrit, gjatë qëndrimit në Strasburg, Ramë Manaj do ta bëjë të qartë qëndrimin e shtetit të Kosovës për procesin e integrimeve.
XS
SM
MD
LG