Ndërlidhjet

Pakistan: Shpërthim në xhami



Policia pakistaneze tha se të paktën një njeri e ka humbur jetën në sulmin vetëvrasës në një xhami që i përket një sekti minoritar.

Policia tha se sulmuesi ishte përpjekur të hyjë në xhaminë Ahmadi në qytetin Mardan në veriperëndim të Pakistanit, por ishte penguar nga rojet dhe kishte hedhur veten në erë.

Disa njerëz janë plagosur.

Dhuna fetare në Pakistan, kryesisht mes shumicës sunite dhe pakicës shiite, ka marrë jetën e më shumë se 4 mijë njerëzve në dhjetëvjeçarin e kaluar.
XS
SM
MD
LG