Ndërlidhjet


“New York Times”


Kundërthëniet rreth qendrës kulturore islamike të propozuar për t’u ndërtuar në afërsi të vendit ku dikur ndodheshin Kullat binjake, na kanë dhënë shumë arsye për të qenë të zhgënjyer.

Ata që duhet të qëndronin në radhën e parë të mbrojtjes së lirive dhe tolerancës fetare janë tërhequr mënjanë.

Në malin e zhgënjimeve shtohet dhe anketa e fundit e zhvilluar në Nju-Jork nga New York Times. Nju-Jorku, qyteti që mbahet si më kozmopolitani dhe më i larmishmi sa i përket përbërjes etnike e fetare nuk është imun ndaj dyshimeve dhe keqkuptimeve për amerikano-myslimanët.

Anketa ka gjetur një shkallë të lartë mosbesimi e kundërshtimi në mesin e banorëve të Nju-Jorkut lidhur me bashkësinë islame dhe propozimin për xhami. Tridhjetetre për qind e të anketuarve iu përgjigjën pozitivisht pyetjes nëse myslimano-amerikanët janë më simpatizues ndaj terroristëve.

Tridhjetenjë për qind është përgjigjur se nuk njihte ndonjë mysliman dhe 39 për qind i janë përgjigjur pozitivisht kësaj pyetjeje, por duke shtuar se nuk i kishin shokë të afërt.

Shtatëdhjetedy për qind e të anketuarve binin dakord me idenë se njerëzit kishin çdo të drejtë të ndërtonin objektet e kultit në afërsi të vendit ku ndodhën sulmet terroriste të 11 shtatorit. Por, kjo shifër ulej me 10 për qind kur pyetja shtrohej për myslimanët.

Gjithmonë ka ekzistuar miti se Nju-Jorku, si një qendër globale, është dhe qendër e harmonisë njerëzore. Qyteti ka një histori të përgjakshme mes grupeve etnike dhe klasore.

Por, duke iu falënderuar larushisë, Nju-Jorku është shndërruar në një vend, si pak të tjerë në Shtetet e Bashkuara.

Toleranca nuk është e njëjtë me të kuptuarin, ndaj është tmerruese kur sheh që njujorkezët, ata që duhet të na largonin nga çmenduria e xhamisë, të luajnë me instinktet më të këqija të njeriut.
Këtu futen dhe Carl Paladino dhe Rick Lazio, dy republikanë që garojnë për postin e guvernatorit.

Po kështu dhe Rudolf Xhuliani kundërshton ndërtimin e xhamisë në emër të respektit për ndjenjat e familjeve të viktimave të 11 Shtatorit.

Nju-Jorku, aty ku ndodhën sulmet më të përgjakshme terroriste në Shtetet e Bashkuara, ka mundësinë që të udhëheqë përmes shembullit të vet.

Për fat të keq, shumë të tjerë janë para nesh. Myslimanët falen çdo ditë rregullisht në faltoren e tyre që gjendet brenda Pentagonit, një tjetër cak në sulmet e 11 Shtatorit.

Njujorkezët, ashtu si pjesa tjetër e amerikanëve, kanë një rrugë të gjatë përpara. Ne qëndrojmë me pakicën, me ata 27 për qind që mendojnë se xhamia duhet të ndërtohet në Manhaten, pasi e kundërta do të ishte kompromis me vlerat themelore amerikane.

Ndërtimi i saj do të ishte një dorë e zgjatur ndaj myslimano-amerikanëve që ashtu si ne jetojnë, luten dhe vdiqën këtu së bashku me shumë bashkëqytetarë të tyre amerikanë në atë mëngjes të rëndë shtatori.

Nga ndërtimi i xhamisë do të përfitojmë të gjithë.(i.b.)
XS
SM
MD
LG