Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, Korea Jugore mbajnë stërvitje detare



Korea e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara do të mbajnë stërvitje detare të nëndetëseve, në atë që ushtria amerikane e përshkroi si "mesazh i qartë zbrapsës për Korenë e Veriut".

Stërvitjet do të mbahen nga e diela deri të enjten në bregun perëndimor të gadishullit korean.

Stërvitjet e përbashkëta janë të dytat me radhë që po mbahen pas fundosjes së luftanijes koreanojugore në muajin mars, për të cilën u akuzua Veriu.

Në manovrat do të marrin pjesë rreth 17 mijë trupa amerikane dhe koreanojugore, shtatë luftanije, dy nëndetëse, si dhe ekuipazhi.

XS
SM
MD
LG