Ndërlidhjet

Optimizëm për OKB-në


Arkiv
Arkiv
Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, kanë diskutuar sot në Tiranë rreth seancës për Kosovën në Kombet e Bashkuara.

Pas takimit, Berisha tha se vendimi i GJND-së është një çështje që ka të bëjë me ligjin ndërkombëtar dhe se në OKB, Kosova shkon me këtë të drejtë.

“Diskutuam për sesionin e ardhshëm të asamblesë së OKB-së dhe bashkërendimin e përpjekjeve për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës. Vendimi i GJND-së për pavarësinë e Kosovës, e shndërroi atë në çështje të njohjes dhe zbatimit të ligjit ndërkombëtar. Jam i bindur se kjo çështje do të gjejë mbështetje në selinë e OKB-së”, tha Berisha.

Ai tha se Shqipëria do të japë ndihmën e saj për Kosovën në arenën ndërkombëtare, dhe se udhëheqja shqiptare do të punojë me të gjitha përpjekjet që Beogradi të njohë realitetin e ri të Kosovës.

Kryeministri Thaçi tha se për Kosovën priten njohje të reja, dhe se në OKB ajo është e përgatitur për të mbrojtur të drejtën e saj.

“Diskutuam mbi zhvillimet në rajon, natyrisht edhe për perspektivën euroatlantike të Shqipërisë dhe Kosovës. Theksuam angazhimet e gjithanshme për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajon”, tha ai.

Sipas Thaçit, ideja e prezantimit të Kosovës nga Shqipëria si shteti i ri i Ballkanit është dhe përgjigja më e mirë ndaj shtetit të Serbisë.
XS
SM
MD
LG