Ndërlidhjet

Topi u kërkon vendeve të OKB-së të mos përkrahin rezolutën serbe



Presidenti shqiptar Bamir Topi u ka dërguar sot një mesazh të gjithë kryetarëve të shteteve, anëtare të OKB-së ku nënvizon mos përkrahjen e rezolutës së Beogradit.

Në mesazh, rezoluta cilësohet “si e njëanshme, një përçapje që cënon mandatin e GJND-së dhe autoritetin e OKB-së, si edhe ndikon negativisht mbi paqen e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe në të ardhmen evropiane të vetë Serbisë.”

Presidenti Topi nënvizon “rëndësinë e përkrahjes së pavarësisë së Kosovës dhe domosdoshmërinë e njohjes së saj nga vende të tjera, si vendimi i duhur pas mendimit këshillimor, qartësisht të nënvizuar, të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.”

Nga 192 vendet anëtare të OKB-së, Kosova njihet si shtet i pavarur nga 69 shtete.
XS
SM
MD
LG