Ndërlidhjet

Zjarre të reja në Rusi


Mediat ruse po raportojnë për zjarre të reja në Rusi si pasojë e të cilave kanë humbur jetën dy personave ndërsa 10 të tjerë janë lënduar. Zjarret janë raportuar në afërsi të qyteteve, Volgograd dhe Saratov në jug të Rusisë.

Agjencia e lajmeve Interfaks raporton se Presidenti i vendit, Dmitri Medvedev është informuar për shpërthimin e zjarreve të reja.

Muajin e kaluar, Medvedev, hoqi gjendjen e jashtëzakonshme në pjesën më të madhe të vendit pas goditjes nga zjarret e shumta që u shkaktuan nga një i nxehtë i pazakonshëm dhe shumë i thatë për Rusinë.

Mbi 50 persona humbën jetën si pasojë e këtyre zjarreve dhe mijëra të tjerë mbetën pa kulm mbi kokë.

Zjarre të reja në Rusi
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:32 0:00
XS
SM
MD
LG