Ndërlidhjet

Taxhikistan: Sulm vetëvrasës në stacionin e policisë



Të paktën një njeri u vra 25 njerëz u plagosën kur një automjet bombë u hodh në erë në një stacion policie në Taxhikistanin verior.

Sulmi ndodhi në stacionin policor në Kuxhand, qyteti i dytë për nga madhësia, 350 km në veri të kryeqytetit Dushanbe.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Muhamadxhon Nazriev i tha Radios Evropa e Lirë se një polic gjithashtu konsiderohet i zhdukur. Ai tha se në makinë mund të kenë qenë dy sulmues vetëvrasës.
XS
SM
MD
LG