Ndërlidhjet

Çalimet në Pakon e Ahtisarit


Ura mbi lumin Ibër

Ura mbi lumin Ibër

Fushat që s’kanë filluar fare së përmbushuri, kanë të bëjnë kryesisht me Mitrovicën veriore dhe me raportet me Serbinë.


Pakoja e Ahtisaarit, mbi bazë të së cilës edhe u shpall pavarësia e Kosovës, më shumë se dy vjet pas miratimit, ende nuk është përmbushur në tërësi.

Kuvendi ka miratuar pothuaj të gjitha ligjet, me të cilat qe obliguar nga kjo pako, por, ato fusha ku nevojitet bashkëpunimi i serbëve të Kosovës, apo i Beogradit zyrtar, janë shënuar ngecje.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ramë Buja, thotë se nuk është vetëm krijimi i komunës së re të Mitrovicës, apo çështja e arsimit të lartë në atë vend, që përmenden nga ICO-ja si fusha ku ka pasur ngecje, çështje që kërkojnë zgjidhje.

Ramë Buja

“Nuk është halli vetëm i Mitrovicës, ka edhe probleme tjera. Unë, jo rastësisht përmenda decentralizimin ashtu si e sheh pakoja - vështirësitë në terren dhe problemet që nuk janë të pakta, që do të mund të na dalin, pa dashur ta cenojmë tërësinë e ligjeve të caktuara, apo boshtin, por mendoj se duhet të shihen elemente nga këto ligje që të ndryshohen për t’u bërë më funksionale”.

“Në koordinim me ICO-në, do të duhej të shihej se ku nuk është implementuar diçka nga kjo pako, në mënyrë që t’i bëjë funksionale ato ligje të asaj pakoje, përndryshe nëse mbetemi robër të të thënët njëherë po, atëherë do të ishte defekti i pamundësisë së realizimit të tyre”
, thotë Buja, duke kërkuar ndryshimin e pakos në fjalë.

Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, thotë se sfidë kryesore përballë mosimplementimit të Pakos së Ahtisarit, mbetet veriu. Këtu, sipas Beqirit, nuk mund t’iu vishet faji institucioneve të Kosovës.

Ismet Beqiri

“Arsyeja është e thjeshtë, sepse ka involvim të drejtpërdrejtë të Beogradit; qasja destruktive dhe nxitëse në rezistencë kundër respektimit të legjislacionit të Kosovës nga Serbia, bën që kjo gjendje të vështirësohet”.

“Unë mendoj se Serbia, në momentin që heq dorë jo me vullnetin e tyre, por për arsye që dihen, të një presioni, apo të një interesi më të madh që të jenë pjesë e BE-së, atëherë mendoj se ndikimi do të reflektojë dhe serbët do të fillojnë ta kuptojnë realitetin”
, shprehet Beqiri.



Por, nënkryetarja e partisë opozitare, Aleanca Kosova e Re, Mimoza Kusari-Lila, kritikon institucionet se nuk kanë bërë asnjëherë një plan real për zbatimin e Pakos së Ahtisarit.
Mimoza Kusari - Lila


“Ne nuk kemi pasur një afatizim të të gjitha planeve që janë paraparë dhe projekteve konkrete, me të cilat Kosova do të duhej t’i përmbushte. Vështirësitë e Kosovës rriten sidomos në aspektin e menaxhimit të situatës në veri, pasi që Serbia nuk e mbështeti këtë plan”.

“Megjithatë, nuk mund të themi se nga ana e Prishtinës kemi parë një përgatitje për përmbushjen e objektivave. Tani tre vjet pas kemi shifra abstrakte të përqindjes, por gjendja është ndryshe në terren”,
thekson Kusari-Lila.


Në anën tjetër, vetë ICO-ja është e vetëdijshme se po sfidohet nga serbët në veri.

“Të bëhemi të sinqertë, zbatimi i plotë i propozimit gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës në veri, po sfidohet. Por, ne si ICO mbesim të përkushtuar për këtë”.
... zbatimi i plotë i propozimit gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës në veri, po sfidohet...


“Po punojmë në partneritet me qeverinë dhe komunitetet lokale për përmirësimin e kualitetit të jetës për qytetarët dhe njoftimi i qeverisë për fond të ri për të përmirësuar jetën e qytetarëve në veri është hap pozitiv
”, thotë zëdhënësi i ICO-së, Kai Muller Berner.

Qeveria e Kosovës së fundi ka ndarë 5 milionë euro për komunat veriore dhe 8 milionë tjera për komunat e reja me shumicë serbe, të formuara sipas Planit të Ahtisarit.

Deputetët kosovarë thonë se me një presion të bashkësisë ndërkombëtare, Beogradi zyrtar mund të ulë ndikimin e tij në veri dhe në enklavat serbe dhe rrjedhimisht edhe Pakoja e Ahtisarit do të gjendet zbatim.
XS
SM
MD
LG