Ndërlidhjet

Jandrokoviç: Kroacia ndjek politikë parimore ndaj Kosovës



Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Jandrokoviç, deklaroi se Kroacia do të vazhdojë kontinuitetin e politikës ndaj Kosovës edhe në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Në një takim në Zagreb me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zanier, Jandrokoviç ka theksuar se Kroacia ndjek politikë parimore ndaj Kosovës, që nga njohja e deri përmes dëshmisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, njoftoi ministria e jashtme kroate.

Në njoftim thuhet se dy bashkëbiseduesit janë dakorduar mbi domosdoshmërinë për gjetjen e modaliteteve për përfshirjen e Kosovës në nismat rajonale.
XS
SM
MD
LG