Ndërlidhjet

Pakistan: 6 të vrarë në sulmin e aeroplanit amerikan



Zyrtarët pakistanezë të sigurisë thanë se një aeroplan pa pilot, që dyshohet të jetë amerikan, ka vrarë sot të paktën gjashtë njerëz në rajonin fisnor veriperëndimor afër kufirit afgan.

Zyrtarë të paemëruar thanë se dy predha goditën një seli të militantëve afër Miranshah, qytetit më të madh në Vaziristanin Verior.

Rajoni është bazë e njohur për talibanët dhe militantët e lidhur me Al Kaidën.

Detaje tjera nuk janë bërë publike.
XS
SM
MD
LG