Ndërlidhjet

Indonezi: Dy vjeçari e la duhanin



Fëmija dyvjeçar nga Indonezia, i cili pinte dy kuti cigare në ditë, nuk kërkon më duhan, ka thënë psikologu, Seto Mulxhadi.

Kur në internet u shfaq fotografia e dyvjeçarit me cigare, kritikat erdhën nga e gjithë bota.

Prindët thanë se fëmija fillonte të qajë sa herë që përpiqeshin ta pengojnë të pijë duhan.

Psikologu tha se fëmija Aldi Rizal ishte mësuar me duhanin, pasi pothuaj të gjithë banorët e fshatit të tij tymosnin cigaren.

Pasi është larguar nga ky mjedis, dhe fëmijës i janë ofruar aktivitete të ndryshme, si p.sh. lodra dhe vizatim, ai kishte pushuar së kërkuari duhanin.

Familajrët kanë thënë se babai i Aldit i kishte dhënë cigaren e parë fëmijës kur ai kishte 18 muaj.
XS
SM
MD
LG