Ndërlidhjet

Të paktën 50 të vrarë, 200 të plagosur në Pakistan



Mbi 50 vetë vdiqën dhe 200 u plagosën nga bomba që shpërtheu në një tubim të shiitëve në qytetin Keta të Pakistanit.

Sulmuesi e hodhi veten në erë kur mijëra shiitë ishin mbledhur të shënojnë al-Kuds, të premten e fundit të Ramazanit, që shënon solidarizimin me palestinezët dhe kundërshton kontrollin izraelit të Jerusalemit.

Sulmi ndodhi dy ditë pas sulmeve vetëvrasëse në një procesion të shiitëve në qytetin Lahore, ku u vranë 35 njerëz dhe 300 u plagosën.
XS
SM
MD
LG